Katalogu i letrave
Gjermania s’kërkon vetëm diplomën. Kërkon deftesën, vulën, përkthimin.
Nga cili vend është letra?
Ku duhet dorëzuar letra?
Cilat letra i nxjerrim më shpesh
Certifikatë lindjeje, certifikatë martese, certifikatë e gjendjes së lirë martesore, vërtetim vendbanimi, ekstrakt i gjendjes civile, dëshmi penaliteti, diplomë dhe deftesë notash, listë notash e universitetit, si dhe vërtetim i praktikës profesionale. Çdo letër merret në zyrën kompetente në Kosovë, Shqipëri ose Maqedoni të Veriut, me vulë origjinale.
Apostila dhe përkthimi i betuar
Zyrat në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Itali pothuajse gjithmonë kërkojnë apostilën (Vula e Hagës) plus përkthim nga përkthyes i betuar. Ne e bëjmë zinxhirin e plotë: marrja e letrës → noterizimi → apostila në ministri → përkthimi i betuar → dërgesa me korrier te dera juaj.
Sa zgjat dhe sa kushton
Çmimet e listuara janë çmime nisjeje në euro dhe përfshijnë punën tonë në terren. Letrat civile zakonisht janë gati brenda 3–7 ditësh pune, dosjet e arsimit me apostilë 7–15 ditë, varësisht nga universiteti dhe ministria. Dërgesa me korrier në Gjermani merr edhe 2–4 ditë shtesë.
Çfarë na duhet nga ju
- Emri saktësisht si në pasaportë, plus data dhe vendlindja.
- Për arsim: emri si në diplomë, institucioni dhe viti i diplomimit.
- Adresa e plotë e dërgesës jashtë vendit.
- Autorizim i thjeshtë, të cilin jua përgatisim ne.
Nuk e gjeni letrën tuaj në listë? Na shkruani — e nxjerrim edhe letrat e rralla me kërkesë.
