Paketat

Një dosje e plotë kushton më pak se dy bileta avioni dhe dy ditë pushim nga puna.

Njohja e diplomës në Gjermani (Anerkennung)

Për njohjen e diplomës zyrat gjermane kërkojnë diplomën origjinale ose kopje të noterizuar, listën e plotë të notave, apostilën dhe përkthimin e betuar në gjermanisht. Paketa jonë e mbulon të gjithë zinxhirin, nga universiteti në Prishtinë, Tiranë apo Tetovë deri te adresa juaj në Gjermani.

Bashkim familjar

Për vizën e bashkimit familjar duhen certifikatë lindjeje, certifikatë martese ose e gjendjes së lirë martesore, ekstrakt i gjendjes civile dhe shpesh dëshmi penaliteti — të gjitha me apostilë dhe përkthim. Paketa i grumbullon në një dosje të vetme, me data të njëjta vlefshmërie.

Profesione të rregulluara (infermieri, ndërtimtari)

Infermierët, mjekët, elektricistët dhe profesionet e tjera të rregulluara duhet të dorëzojnë edhe programin mësimor dhe vërtetimin e praktikës. Ne i kërkojmë këto dokumente drejtpërdrejt nga institucioni dhe i përkthejmë me përkthyes të betuar.

Si funksionon pagesa dhe afati

Çmimi i paketës është çmim nisjeje dhe përfshin taksat zyrtare të njohura paraprakisht, punën tonë dhe dërgesën me korrier. Nëse një zyrë kërkon taksë shtesë, jua tregojmë para se ta paguajmë. Çdo porosi ka kod ndjekjeje dhe status live në Porositë e mia.

WhatsAppNdjek porosinëPorosit