Kushtet e shërbimit

1. Çfarë jemi

PaFluturim është shërbim ndërmjetësimi administrativ. Ne marrim, legalizojmë, përkthejmë dhe dërgojmë dokumente ekzistuese të lëshuara nga institucionet e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nuk jemi zyrë ligjore dhe nuk japim këshilla juridike.

2. Çfarë nuk bëjmë

Nuk prodhojmë, nuk falsifikojmë dhe nuk ndryshojmë dokumente. Nuk lëshojmë certifikata gjuhe dhe nuk japim provime në vend të klientit. Nuk pranojmë porosi për persona të tretë pa pëlqimin e tyre. Porosia që bie ndesh me këto rregulla anulohet dhe rimbursohet minus shpenzimet e kryera.

3. Afatet

Afatet e shfaqura janë intervale realiste bazuar në punën e institucioneve, jo garanci. Vonesat e sportelit, mungesa e nëpunësit, arkivi i mbyllur ose procedura e apostilës mund t’i zgjasin. Ju njoftojmë me çdo ndryshim statusi.

4. Pagesat

Të gjitha çmimet janë në euro dhe përfshijnë shërbimin tonë, taksat institucionale të njohura dhe korrierin kur është i zgjedhur. Tarifat zyrtare të provimeve kalojnë tek ju pa shtesë. Pagesa bëhet para fillimit të punës.

5. Rimbursimet

Nëse dokumenti nuk ekziston ose institucioni refuzon ta lëshojë, ju kthejmë shumën minus shpenzimet reale të kryera (udhëtim, taksa, noter). Nëse gabimi është yni, kthejmë të gjithë shumën.

6. Dosje e bllokuar

Dosja mund të bllokohet kur: shkolla është mbyllur dhe arkivi kërkon kohë shtesë, emri në dokument nuk përputhet me pasaportën, ose institucioni kërkon prani personale. Ju njoftojmë menjëherë me arsyen dhe zgjidhjen.

7. Raportimi dhe fshirja

Mund të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja në çdo kohë përmes email-it. Shih faqen e privatësisë për afatet e ruajtjes.

WhatsAppNdjek porosinëPorosit